Artan Fuga e konfirmon: Do të kandidoj për kryetar të Akademisë së Shkencave

Artan Fuga
24 Shkurt 2023 | 10:59

Akademiku Artan Fuga do të kandidojë për postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fuga përmes një postimi në rrjetet sociale, megjithëse theksoi se është ende herët për ta zyrtarizuar kandidaturën.

Njoftimi i Artan Fugës në Facebook

Po, do të kandidoj!

Miq, gazetarë, dashamirës më kanë pyetur shpesh: Përse nuk kandidon për vendin e kryetarit të Akademisë të shkencave të Republikës të Shqipërisë?

Deri tani nuk u jam pergjigjur, për mirësjellje por edhe sepse as më parë nuk e kam pasur fare, po fare, si objektiv.

Jam përpjektur për një model tjetër pa asnjë interes personal!

Por, aktualisht them se ende është shpejt për kandidime të zyrtarizuara.

Ndërkaq për këto tre objektiva që kurrë nuk i braktis:

  1. Për të rrezistuar kundër sipërmarrjes të papërgjegjshme dhe politikisht amorale të ndonjë deputeti të përdorur e konsumuar, prej vitesh, që kërkon shtyrë nga lobi të ndryshme të ndryshojë ligjin për akademinë duke i bërë drejtuesit e saj të përjetshëm, pa e kufizuar më me një mandat detyrën e tyre, edhe pas të 75 – vjetëve,
  2. Për të vazhduar të promovoj modelin tim për një akademi shkencash të vërtetë, sipas modeleve perëndimore pa përjashtim, jo të kthyer në një institut kërkimesh pa aks e pa bosht, që duplikon Institute të tjera duke shpërdorur kështu paranë publike,
  3. Për të treguar dështimet e modelit të tanishëm të imponuar me dhunë nga një grusht deputetësh që sot nuk dihet se ku janë, të imponuar nga politika, po, për këto tre objektiva nuk përjashtoj fare kandidimin!

Dhe sot, edhe pse ndoshta është ende herët për ta konsideruar vendim të pakthyeshëm, kam bindjen se do ta bëj!

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026