Artan Hoxha komenton ambasadorin e ri: Nuk do të jetë një diplomat që ndan interesa, si paraardhësit

20 Maj 2026 | 21:07

I ftuar këtë të mërkurë në Now me Erla Mëhillin, gazetari Artan Hoxha u shpreh se kandidati i presidentit Donald Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt, do të jetë shumë i ndryshëm nga katër ambasadorët e tjerë që kanë qenë në Shqipëri.

Hoxha u shpreh gjithashtu se, ndryshe nga paraardhësit, Wendt nuk pritet të jetë një diplomat që ndan interesa politike, por një figurë e fokusuar te siguria dhe objektivat strategjike të SHBA-ve në rajon.

“Po vjen një ambasador që të gjitha palët do ta pranojnë si ambasador të baraslarguar nga njëri-tjetri. Problematika që kemi pasur dekadën e fundit ka qenë që ambasadori i ardhur në Shqipëri ka qenë i katapultuar nga interesa që janë bërë në SHBA dhe, duke pasur parasysh edhe polarizimin që kemi pasur në Shqipëri dhe çfarë ka ndodhur, kjo duket se e ka bërë skeptik opinionin publik në Shqipëri.

Nuk kemi pasur më parë kaq skepticizëm të qytetarëve shqiptarë ndaj qëndrimeve që ka mbajtur një ambasador i SHBA-ve, pra duke i ndarë SHBA-të nga qëndrimet e ambasadorit.

Nuk do të jetë i ngjashëm me Yuri Kim, Donald Lu, Withers apo Vizu, pra të paktën me këta të katërtit e fundit, duke parë strukturën e ambasadorit që po vjen.

Nga ana tjetër është një ushtarak i cili ka pasur një karrierë të gjatë, por një pjesë të mirë të jetës e ka kaluar me beretat e gjelbra, që janë elitë e ushtrisë së SHBA-ve. Vjen një njeri që nuk të lë vend për dyshime, por të pret dhe tregon që SHBA është e qartë në objektivat që ka.

Dhe ajo që tërhoqi vëmendje sot ishte se mori disa terma që në të kaluarën nuk është se kanë rënë në sy dhe nuk janë shpallur kaq botërisht”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste

Pedagogu Erlis Çela bëri një bilanc politik të protestës që po zhvillohet prej 24 ditësh në Tiranë, duke argumentuar se humbësit më të mëdhenj deri...
22:39 | 23/06/2026

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

“Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se gjëja më e mirë që duhet të bëjë kryeministri Edi Rama në këtë fazë...
22:27 | 23/06/2026