Artan Hoxha për kroçerat luksoze: Miliarderët e botës e blejnë naftën në Shqipëri më lirë se fermerët
Gazetari Artan Hoxha bëri deklarata të forta lidhur me turizmin detar në Shqipëri, duke kritikuar përfitimet reale nga kroçerat dhe jahtet luksoze që ankorohen në portet shqiptare.
Në një intervistë për Euroneës Albania Hoxha tha se Shqipëria nuk përfiton ekonomikisht nga kroçerat që ndalojnë në portet e Durrësit, Sarandës apo Vlorës, pasi turistët zbresin vetëm për pak kohë dhe largohen pa konsumuar në ekonominë lokale.
“Turistët që vijnë me kroçera zbresin, bëjnë një xhiro, as kafe nuk pinë. Plus, kroçera aty pastron ca gjëra që ka për të pastruar, i lë aty dhe ikën. Pra, ne nuk përfitojmë ndonjë gjë nga kjo”, u shpreh ai.
Hoxha tha se jahtet më të mëdha të botës ndalojnë në Sarandë kryesisht për shkak të karburantit të lirë që ofrohet në Shqipëri.
“Mund të jetë jahti i Jeff Bezos apo kushdo tjetër. Ata janë miliarderë sepse blejnë lirë dhe shesin shtrenjtë”, deklaroi gazetari, duke shtuar se Shqipëria ua shet karburantin “më lirë se sa ua jepnim traktorëve në Myzeqe”.
Ai krahasoi situatën me destinacione të zhvilluara turistike si Korfuz, duke theksuar se Shqipëria ende nuk ka infrastrukturën dhe kapacitetin për të mbajtur turistët për më gjatë dhe për të gjeneruar të ardhura reale nga turizmi detar.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit