Artan Hoxha: Vrasja e Martinajt ka lidhje me ekzekutimin e Artan Santos

31 Mars 2026 | 13:59

I ftuar këtë të martë në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha deklaroi se vrasja e Ervis Martinaj është e lidhur me vrasjen e Artan Santos.

Sipas tij, në të dyja vrasjet ka dorë një bandë e përbashkët kriminale, ku siç e theksoi edhe ai, në të dyja rastet janë rrëmbim, vrasje dhe zhdukje kufome.

Ndërkohë, sa i përket paraqitjes së babait të Ervis Martinaj në SPAK, Mustafa Martinaj, Hoxha theksoi se ai e ka bërë të qartë që SPAK-u merret me pronat dhe jo me fatin e Ervis Martinaj.

“Babai i Ervis Martinaj është thirrur për pasurinë, ndërkohë ai thotë, ku është personi që e zhduku?
Prokuroria speciale merret me pronën e tij, por nuk merret me fatin e tij, se çfarë ka ndodhur me të, dhe duke mos marrë përsipër se çfarë ka ndodhur me të, ti nuk merr përsipër strukturën kriminale në vend që komandon sot këtë vend. Këto janë, në fund, janë pasojat.

Ndërkohë, para disa ditësh ka qenë një përvjetor tjetër dhe nuk pashë njeri të kujtohet, 12 vjet nga ekzekutimi i Artan Santos. E kanë harruar dhe fshirë nga defterët, nuk është më, nuk ekziston më ai.

Ja pra që edhe ajo vrasje, po të hetohet, na çon në një përfundim, kanë lidhje me njëra-tjetrën, njerëz që kanë qenë këtu, kanë qenë edhe atje. Ata që dyshohen për vrasjen e 2014 sot janë vrarë, janë zhdukur. Rrëmbim, vrasje, zhdukje kufome, s’kemi ne kufoma të asnjërit prej tyre. Ja pra që paskan lidhje.

Vetëm ato fjalë që ka thënë babai i Ervis Martinaj, ai e rrëzoi të gjithë atë që kemi krijuar për SPAK-un.
Ai e tha shumë qartë, ku është njeriu, pse s’e marrin përsipër, pse s’e hetojnë, ndërkohë ja lënë Prokurorisë së Kurbinit.

Kjo çështje duhet marrë nga SPAK, por nëse SPAK e bën si 21 Janarin, t’ia lëmë njërit dhe tjetrit, pastaj është qesharake. Mustafa Martinaj është një njeri që e njeh shtetin”, u shpreh Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026