Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po gjykohet në GJKKO, të akuzuar për pastrim parash.
Sipas Hoxhës, grupi është paraqitur më i madh nga sa është realisht, ndërsa ai ngriti dyshime mbi mënyrën se si është trajtuar çështja nga autoritetet italiane.
“Ne pamë nga kamerat se sa i madh ishte grupi që u godit, por Prokuroria e Barit nuk ka bërë gjë të madhe dhe na i shitën Iglin Kamberin dhe këta të tjerët sikur ishin një nga organizatat më të mëdha.
Janë kapur tre shoferë kamionësh, tre a katër për vrasje dhe një berber që ishte spaciator i grupit, që nuk ishte korrekt sipas tyre dhe ndaj e kanë ekzekutuar.
Operacioni thoshte se janë kapur 2 milionë euro, ndërsa para dy vitesh kanë kapur 680 mijë euro në Muriqan.
Cili ishte aktiviteti i këtij grupi? Kur thonë se ky Igli Kamberi po bënte namin në Italinë e Jugut, as ata vetë nuk e besojnë. Të paktën shefi i krimit të organizuar reagoi dhe tha që krimi nuk ka nacionalitet, nuk ka kombësi.
Nuk janë vetëm shqiptarë, ne nuk mund t’u ngarkojmë shqiptarëve diçka që nuk e mbajnë dot. Por që të nxjerrësh këtë grup sikur u godit familje mafiozësh kur ne e dimë shumë mirë se cili është specialiteti i tyre.
Ata thjesht kanë hequr dorë nga shpërndarja me pakicë, pasi kanë gjetur emigrantë që janë të ardhur dhe shqiptarë që janë më të ftilluar se të gjithë këta dhe janë përshtatur me ambientin.
Të shitet ky lloj grupi si organizatë ndërnacionale ishte shumë e ekzagjëruar. Ata e kanë aktivitetin. Të bëj pyetjen: “A e njeh Iglin Kamberin?” Jo, nuk e njoh. Ne pak a shumë i njohim grupet, sepse i njohim efektet që bëjnë”, u shpreh ai.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit