Artan Shyti për “Eurogame”: Evropiani riktheu entuziazmin tek njerëzit
Specialisti i futbollit Artan Shyti komentoi në emisionin “Eurogame” nisjen e kampionatit evropian Euro 2020.
Ai tha se futbolli duket se i ka çliruar sportdashësit, duke marrë parasysh se pandemia e COVID-19 ka qenë një stres global.
“Favoriti kryesor është entuziazmi i njerëzve dhe që ju rikthyem stadiumeve dhe futbollit të këtyre niveleve. Unë besoj se ky është elementi kryesor, të paktën së për këtë fillim”, tha ai.
I pyetur se cilën nga përfaqësueset e sheh më favorite për të fituar Euro 2020, z. Shyti tha se është herët për të folur, por gjithsesi ai vlerësoi paraqitjen e Italisë në ndeshjen hapëse të evropianit, ku mundi Turqinë me shifrat 0-3.
“Italia mbrëmë në ndeshjen hapëse bëri një ndeshje të jashtëzakonshme. Po të keni parasysh Italia nuk e fillon me shumë cilësi kompeticionet evropiane apo botërore, por duhet të shohim kalimin e grupeve për një ide më të qartë. Italianët e shikonin ekipin e tyre me shumë entuziazëm dhe unë besoj se ky entuziazëm duhet çuar deri në fund”, tha ai.
Në grupin A, z. Shyti thotë se Italia është skuadra ë superiore, por gjithsesi shtoi se ky është vetëm fillimi dhe në futboll gjithçka mund të ndodhë.
“Pashë një Zvicër interesante, por nuk duhet nënvlerësuar Turqia. Nuk duhet harruar se është vetëm ndeshja e parë. Mua më pëlqeu shumë nga mënyra se si luante. Nga çfarë kemi parë deri tani, Italia është më superiore, shoh Uellsin më pak të motivuar. Për mua Zvicra është edhe më interesant, sepse kemi shqiptarë aty”, tha ai.
Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020
Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020
Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta