Arti përballë pushtetit, shfaqja “Galaksia” trajton sfidën për të thënë të vërtetën
Porositur për të pikturuar një kanavacë të madhe që brohoret triumfin e venedikasve ndaj turqve në betejën e përgjakshme të Lepantos artistja Galaksia mbush tablonë me gjak, vuajtje dhe vdekje.
Rebele, por edhe e vendosur për të qëndruar e vërtetë në artin e saj, piktorja zbulon dhunën e masakrës, me arrogancën e lavdisë dhe maskaradën absurde të paqes.
“Kjo është një nga gjërat që më ka ngacmuar shumë në vepër, domethënë jo vetëm ajo çfarë është në plan të parë, pra lufta midis pushtetit edhe artistit edhe artit, por edhe pushtetit brenda vetes me problematikat e veta të artistit, xhelozitë e artistëve me njëri-tjetrin, marrëdhënien me kishën, me shumë mesazhe”-tha znj. Rovena Lule Kuke.
Shkruar nga anglezi Howard Barker, i cili I konsideron veprat e tij si teatri I katastrofës shfaqja ndërthur një gamë të gjerë aktorësh të rinj por edhe emra të njohur për skenën. Risi është prezenca e mezosopranos Vikena Kamenica, e cila interpreton në teatër për herë të pare si një nga elementet regjisorial për lidh veprën.
Konsideruar si vepra më e mirë e autorit anglez shfaqja shërben si një kritikë modern e drejtpërdrejtë ndaj shtypjes së artit deri në ekstremet e censurës.
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)