Arti përballë realitetit, artisti rom ngre “Foletë” në Gjermani

28 Qershor 2022 | 16:24

Sead Kazanxhi është artisti nga komuniteti rom që përfaqëson Shqipërinë në ekspozitën shumë të njohur “Dokumenta”, që bëhet një herë në 5 vite.

Arti i tij nuk ka në qendër vetëm estetikën dhe të bukurën, por edhe nevojën e integrimit të komunitetit rom.

“Kjo punë nuk është rastësore ka nisur me intervenimin tim në hapësirën publike, siç ka qenë bllokimi i hyrjesë së parlamentit me gomat e traktorit të pikturuara me ngjyrat e flamurit rom. Apo siç ka qenë projekti i shtëpizës ku kam derdhur 2500 shtëpiza të vogla para godinës së kryeminstrisë për çështjen e strehimit”, tha Kazanxhi.

Me këtë qëllim ka ngritur instilacionin e tij edhe në Kassel të Gjermanisë. E ka quajtur “Fole” dhe është vendosur në godinën kryesore ku ekspozohen dhjetëra punime nga artistë ndërkombëtarë.

“Disa fole dallëndyshesh që i instaloj nëpër institucione, fasadat e institucioneve publike për të folur për kulturat në periferi, kulturat që nuk janë pjesë të institucioneve publike, siç është kultura rome, të cilën unë e përfaqësoj dhe unë synoj që këto kultura ti bëj pjesë të kulturës maxhoritare. Përdor një lloj balte që gratë e përdorin për tu pastruar, ose edhe e konsumonin kur ishin shtatzënë unë e përdor si një mantel vetëpastrimit”, u shpreh ai.

Kazanxhi thotë se është ndjerë i paragjykuar.

“Jo vetëm për mua por për çdo artist është e vështirë, ne nuk kemi një skenë të mirëfilltië. Jam paragjykuar ,por kjo është pjesë e njerëzve”, theksoi ai.

“Dokumenta” do të qëndrojë e hapur për publikun mbarëkombëtar deri në 25 shtator.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

Ka ngritur siparin në Pogradec edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Për pesë ditë me radhë, në kinemanë e qytetit do...
18:12 | 27/06/2026

Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër

Në 90-vjetorin e lindjes, akademik Rexhep Qosja u përkujtua si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Në një ligjëratë kushtuar jetës dhe...
21:33 | 25/06/2026

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026