Arti që nuk shuhet, përkujtohet në 90-vjetorin e lindjes regjisori Dhimitër Anagnosti
Një prej figurave themeluese të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, është përkujtuar me rastin e 90-vjetorit të lindjes.
Përmes vargjeve të shkruara prej tij, pjesëve të filmave të cilëve u dha jetë dhe kujtimeve të familjarëve, të pranishmit rikujtuan rrugëtimin krijues të Anagnostit dhe ndikimin e jashtëzakonshëm që vepra e tij ka pasur në identitetin e kinemasë shqiptare.
Bashkëshortja e regjisorit, aktorja Roza Anagnosti, ka sjellë në vëmendje kontributin shumëdimensional të Dhimitër Anagnostit.
“Na mungon fizikisht. Ishte ky një nderim për krijimtarinë shumëdimensionale të tij si poet filmi, regjisor, kameraman, skenarist, shkrimtar dhe për kontributin e tij të rëndësishëm në kulturën kombëtare, me një modesti fisnike. Sonte e patëm pranë me një pjesë të artit të tij. Unë dhe vajzat, Juna dhe Era, që e adhuronin, ju jemi shumë mirënjohës. Falënderoj në veçanti kolegët e mi të çmuar, që me interpretimin e tyre të mrekullueshëm i dhanë jetë dhe emocion veprave të Anagnostit. Arti i filmit mban brenda mundin e shumë krijuesve, disa prej të cilëve janë të pranishëm këtu e disa nuk janë më mes nesh. T’i kujtojmë me një nderim e respekt të veçantë dhe me një duartrokitje”, tha ajo.
Karrierën e Anagnostit, aktorja e konsideroi një rrugëtim të dhimbshëm dhe të bukur.
“Ai gjatë karrierës artistike pati suksese dhe mori kënaqësi të papara. Dhimitri mbeti gjithmonë mirënjohës ndaj dashurisë që mori nga publiku, nga kolegë të respektuar, që vlerësuan punën e tij të jashtëzakonshme në dobi të kulturës si artist, intelektual dhe si qytetar. Ishte një familjar i përkushtuar model, por ishte modest, ishte fisnik.”
Me një karrierë 40-vjeçare dhe i cilësuar si një prej regjisorëve më të rëndësishëm të vendit, Anagnosti numëron 14 filma artistikë, 10 dokumentarë dhe disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.
“Artisti i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, Anagnosti lindi në vitin 1936 në Vuno dhe është ndarë nga jeta më 1 shtator të vitit 2025.

Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij