Asambleja e NATO-s i quan gjenocid krimet e Rusisë në Ukrainë

23 Maj 2023 | 07:36

Asambleja Parlamentare e NATO-s të hënën votoi njëzëri për të shpallur krimet e Rusisë kundër Ukrainës gjenocid, duke shënuar “një fitore diplomatike për Kievin me pasoja më të gjera politike”, tha Yehor Cherniev, kreu i delegacionit të Ukrainës në asamblenë e mbledhur në Luksemburg.

“Kjo është fitorja jonë diplomatike. Të gjitha kërkesat tona kryesore në lidhje me tekstin përfundimtar të deklaratës janë marrë parasysh.”

Deklarata përfshin mbështetjen për një gjykatë ndërkombëtare për krimet ruse të luftës, një zotim për të ndihmuar Ukrainën të arrijë fitoren, një angazhim për të rikthyer integritetin territorial të Ukrainës, zbatimin e sanksioneve të mëtejshme dhe një program ndihme të ngjashëm me Planin Marshall për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

Përmes një video-fjalimi në mbrëmje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti deklaratën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. “Një njohje e qartë e krimeve të Rusisë kundër vendit tonë si gjenocid”, tha ai. “Kjo është baza e duhur edhe për organizatat e tjera ndërkombëtare.”

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë 

Policia franceze arrestoi gjithsej 141 tifozë futbolli në Paris herët të mërkurën pas humbjes së ekipit kombëtar francez në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, raportoi...
12:13 | 15/07/2026

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026