Asani prezantohet tek Guangju, ish-sulmuesi i Partizanit: I lumtur për transferimin

28 Dhjetor 2022 | 19:35

Pak ditë më parë nënshkroi në Korenë e Jugut, Jasir Asani është prezantuar tek Guangju. 27-vjeçari e ka konfirmuar këtë gjë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet i lumtur për kalimin drejt vendit aziatik.

Asani së fundmi ishte pjesë e Kisvardës në kampionatin hungarez, ku qëndroi për 1 sezon e gjysmë.

Prej andej u transferua në kontinentin aziatik kundrejt vlerës 700 mijë euro. Kujtojmë se Asani ka luajtur dhe në Superligën Shqiptare ku shkëlqeu tek skuadra e Partizanit.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin Kubi Sportiv në Euronews Albania, pak ditë më parë Asani pohoi se ndihet i lumtur për transferimin në Korenë e Jugut, ndërkohë nuk e përjashton rikthimin në Evropë.

Liga 2 përbëhet nga 13 skuadra, ku fituesit ngjiten në Superligën koreane të futbollit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026