Asgjësohen 3865 rrënjë kanabis në Shkodër, Lezhë, Krujë dhe Gjirokastër
Policia ka zhvilluar në aksion antikanabis në disa qarqe të vendit, duke asgjwsuar mijëra rrënjë kanabisi që ishin mbjellë kryesisht në zona malore dhe pyjore. Nw kuadwr tw megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Territor i pastër”, gjatw kontrolleve janw gjetur dhe asgjwsuar në Shkodër, Lezhë, Krujë dhe Gjirokastër 3865 fidanë dhe bimë cannabis sativa.
Në fshatin Lohe, Malësi e Madhe, u gjetën 141 fidanë cannabisi. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasit P. B., 43 vjeç dhe F. GJ., 41 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, si dhe për shtetasit M. B., kryetari i fshatit, dhe A. H., specialist i pyjeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në territorin e njësive administrative Shosh dhe Pult, Shkodër, u gjetën 2159 fidanë cannabisi, ndërsa në territorin e njësisë administrative Shllak, Vau i Dejës, u gjetën 438 fidanë cannabisi.
Në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër, në oborrin e një banese, u gjetën 128 fidanë cannabis sativa. Për këtë rast u arrestua shtetasi I. D., 34 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, dhe u procedua në gjendje të lirë nëna e tij, shtetasja V. D., 56 vjeçe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Në territorin e qarkut Lezhë, u gjetën në total 562 bimë cannabisi, nga këto: 263 në fshatin Kepsh-Velë, 203 në vendin e quajtur “Mali i Gjashit”, 58 në fshatin Rras dhe 38 në fshatin Zall Xhuxhë.
Në Malësinë e Krujës, u gjetën 437 bimë të dyshuara narkotike cannabis.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit