Asgjësohen mbi 9,300 bimë kanabisi në Shkodër, shpallen në kërkim autorët

13 Shtator 2025 | 10:42

Policia e qarkut Shkodër ka intensifikuar kontrollet në terren në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”, duke goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike në zona të ndryshme të qarkut.

Gjatë operacioneve të fundit, janë gjetur dhe asgjësuar gjithsej 9,317 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis në territorin e njësive administrative Shosh, Pult, Kastrat, Qendër, Shllak, Temal dhe Fierzë.

  • Në Shosh dhe Pult, u asgjësuan 4,403 bimë. Për këtë rast, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit Ndrejaj, shtetasin N. V., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

  • Në Kastrat dhe Qendër, Policia e Malësisë së Madhe në bashkëpunim me DVKM Shkodër, asgjësoi 347 bimë, dhe shpalli në kërkim shtetasin A. H., 52 vjeç, që dyshohet se kishte kultivuar 46 bimë në banesën e tij në fshatin Kamicë.

  • Në Shllak dhe Temal, Policia e Vaut të Dejës asgjësoi 4,547 bimë narkotike.

  • Ndërsa në Fierzë, Policia e Pukës gjeti dhe asgjësoi 20 bimë të dyshuara narkotike.

Policia e Shkodrës thekson se operacioni “Koordinata” vijon me intensitet dhe se po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026