Ashpërsohet fushata, Rama sulme personale ndaj kundërshtarëve politikë

10 Mars 2021 | 15:31

Pas prezantimit të kandidatëve, gjuha politike është ashpërsuar. Kryeministri Rama, duke prezantuar kandidatët socialistë, ka zgjedhur të denigrojë edhe rivalët përkatës të tyre, nga Partia Demokratike dhe LSI

“Këtë e njihni është Ludoviku. Ludoviku i filmit që do hidhte një lugë çorbë të prishur dhe  pastaj gjithë jetën mbeti demokratikas”, u shpreh Rama referuar kandidatit për deputet të Partisë Demokratike Tomor Alizoti.

“Këtu ka dalë me flamurin amerikan edhe me atë partinë që e mban në garazh. Nuk e ka nxjerrë asnjë ditë nga garazhi partinë. E mban në garazh atje si ato makinat autobomba”, tha Rama, referuar kreun të Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka.

Ai kritikoi ehde kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi teksa ironizoi garën e saj në Elbasan përballë ministres së Arsimit, Evis Kushi.

“Me kë fiton Elbasani me arsimin apo me filxhanin”, u shpreh Rama.

Nuk ka mbetur jashtë sulmit edhe presidentit Meta, të cilin Rama publikisht e ka cilësuar si një “armik të reformës në drejtësi”.

“ Me kë fiton drejtësia? Mos më thoni se ky nuk është deputetë, por ky është krye deputeti. Etja e vazhdueshme e çon në ngulçime të vazhdueshme për ta ndalur drejtësinë e re”, shtoi kryeministri.

Të pranishëm përmes platformave online, kryeministri kërkoi nga skuadra e PS angazhim maksimal për zgjedhjet e 25 prillit.

“Vraponi pa pushim, pasojeni topin sa më shumë tek njëri-tjetri. Të gjithë në sulm për Shqipërinë e të ardhmes se bashku me qytetarët.Të gjithë në mbrojtje të arritjeve të përbashkëta përballë atyre që kudo ku shfaqen kërkojnë një shesh për të bërë përshesh”, theksoi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026