Ashpërsohet retorika SHBA-Kinë, Biden e quan Xi diktator. Kundërpërgjigjet Pekini

21 Qershor 2023 | 11:04

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur presidentin e Kinës, Xi Jinping, diktator, gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje për mbledhje të fondeve në Kaliforni.

Kjo deklaratë e presidentit amerikan vjen një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua me liderin kinez në Pekin për bisedime, që kishin për qëllim lehtësimin e tensioneve midis dy superfuqive të botës.

Xi tha se ishte bërë njëfarë progresi në Pekin, ndërsa Blinken shtoi se të dyja palët ishin të hapura për më shumë bisedime.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, e cila i ka quajtur komentet e Bidenit “qesharake”.

“Deklaratat përkatëse nga pala amerikane janë jashtëzakonisht qesharake dhe të papërgjegjshme; ato cenojnë seriozisht faktet bazike, protokollin diplomatik dhe dinjitetin politik të Kinës; ato janë një provokim i hapur politik”, tha Ning, shkruan Rel.

Biden, në mbledhjen e fondeve mbrëmjen e 20 qershorit, sipas kohës lokale, tha gjithashtu se Xi ishte vënë në siklet për incidentin e një balone spiunazhi kineze, që ishte rrëzuar nga SHBA-ja.

“Arsyeja pse Xi Jinping u mërzit shumë, për sa i përket asaj balone me dy kuti plot me pajisje spiunazhi brenda, ishte se ai nuk e dinte se [balona] ishte aty”, tha Biden.

“Ky është një siklet i madh për diktatorët, kur ata nuk e dinë se çfarë ka ndodhur”, shtoi presidenti i SHBA-së.

Vizita e Blinkenit në Pekin – e para nga një diplomat i lartë amerikan në pothuajse pesë vjet – rinisi komunikimin e nivelit të lartë midis dy vendeve. Si Biden ashtu edhe Xi e përshëndetën takimin si një zhvillim të mirëpritur. Por, Blinken e bëri të qartë se mbeten dallime të mëdha midis dy vendeve.

Uashingtoni dhe Pekini kanë pasur mosmarrëveshje prej kohësh për një sërë çështjesh, duke përfshirë tregtinë, të drejtat e njeriut dhe Tajvanin.

Por marrëdhëniet janë përkeqësuar veçanërisht gjatë vitit të kaluar. Tani që po afrohen zgjedhjet në SHBA, tensionet me Kinën janë bërë një çështje politike. Disa senatorë republikanë e kanë kritikuar administratën e Bidenit se ka mbajtur qëndrim “të butë” ndaj Kinës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026