Blinken: Qëllimi i vizitës në Kinë, shmangia e vlerësimeve të gabuara
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha, më 16 qershor, se vizita e tij e ardhshme në Kinë synon të hapë një komunikim më të mirë, duke zgjidhur “keqkuptimet” dhe duke shmangur “vlerësimet e gabuara”, raportoi AFP.
“Konkurrenca intensive kërkon diplomaci të qëndrueshme, për të siguruar që konkurrenca të mos kthehet në konfrontim apo konflikt”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Uashington.
“Kjo është ajo që bota pret nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina”, theksoi ai.
Blinken do të qëndrojë në Pekin më 18 dhe 19 qershor. Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në këtë vend, në pothuajse pesë vjetët e fundit.
Vizita ishte planifikuar për në muajin shkurt, por u shty pasi Shtetet e Bashkuara thanë se kishin zbuluar dhe më pas edhe rrëzuar një balonë spiunazhi kineze.
Qëllimi i parë i udhëtimit në Kinë, tha Blinken, është “të vendosim komunikime të hapura dhe të fuqishme, në mënyrë që dy vendet tona të menaxhojnë marrëdhëniet tona me përgjegjësi”.
Siç theksoi ai, qëllimi i vizitës është prezantimi i fakteve për interesat dhe vlerat e SHBA-së, si dhe të hulumtohen fushat e bashkëpunimit të mundshëm mes dy vendeve, duke përfshirë stabilitetin ekonomik global, luftën kundër trafikut të drogës dhe çështjet klimatike dhe shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë