Skolioza tek fëmijët deri 12 vjeç, studimi në Durrës, 55% të prekur

16 Qershor 2023 | 21:02

Shifrat e fëmijëve të grupmoshës 10-12 vjeç të prekur nga skolioza, në 19 institucione arsimore të Durrësit janë shqetësuese. Pas një studimi të kryer së fundmi në këto shkolla, 55% e fëmijëve të ekzaminuar rezultojnë të prekur nga skolioza, ndërsa 90% shfaqin probleme posturale.

“Në Durrës realizuam 19 shkolla. Vizituam 1471 fëmijë të moshës 12-14 vjeç dhe nga ky numër me skoliozë kanë rezultuar 815 fëmijë, diku tek 55%, që është një shifër shumë e madhe, ndërsa me probleme posturale janë mbi 90% e fëmijëve”,-tha fizioterapisti Fation DAci

Surprizuese është ndarja e rasteve në raportet qendër-periferi. Sipas fizioterapistit, fëmijet që jetojnë në qendra urabane janë më të predispozuar të jenë obezë dhe të vuajnë nga problemet me shtyllën kurrizore.

“Na doli si surprizë dhe ne u habitëm, që na rezulton se sa më afër qendrës, vendeve të banuara, ku nuk ka vend për të lozur fëmijët, problemet janë shumë më të mëdhaja, problemet posturale dhe obeziteti. Tek fëmijët që ishin në shkollat afër bregdetit, ose në pjesët rurale, fëmijët ishin shumë më të drejtë, shumë më pak obezë, shumë aktivë”,-tha

Mospërfshirja në aktivitete fizike, përdorimi i zgjatur i pajisjeve elektronike dhe pesha e çantës së shkollës janë “armiqtë” kryesorë të të miturve.

“Ne kemi bërë një pyetsor, ku i pyesim fëmijët a merren gjatë fundjavave me sport, sa herë në javë dalin me prindërit lozin, a e mbajnë telefonin, sa kohë rrijnë para telefonit dhe përgjigjet janë reale dhe për të ardhur keq. Sepse prindërit nuk dalin të lozin me fëmijët nëpër oborre, nëpër terrene sportive, nëpër pikniqe”,- tha Faton Daci, fizioterapist

Në këtë rast faji nuk është jetim.

“Situata patjetër që është shumë problematike dhe këtu faj kanë si prindërit, ashtu edhe institucionet. I pari që e dallon është prindi. Që ne na vijnë raste këtu, 15 vjeç me skolizë mbi 30 gradë dhe prindërit nuk e kanë dalluar, që edhe kjo është absurde. Pastaj janë mësuesit e edukimit fizik. Por e gjithë kjo duhet të bëhet nga institucionet. Është shteti që duhet të marrë masa urgjente. Ky është problem global, por ne jemi pak më mbrapa. Duhet të reduktohet numri i librave, ose të bëhen me dy palë libra”,- tha Faton Daci, fizioterapist.

Në rast se këto thirrje nga ekspertët nuk dëgjohen, rrezikojmë që në të ardhmen të kemi një rini të deformuar që në vitet e para të adoleshencës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026