Qeveria propozon draftin për të garantuar plotësimin me mjekë në vitet e ardhshme

16 Qershor 2023 | 20:49

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe e Arsimit, Evis Kushi janë takuar me studentët e mjekësisë këtë të premte ku propozuan punësimin dhe kontributin e tyre në atdhe pas përfundimit të studimeve, për një periudhë të caktuar kohore.

Në mënyrë që kjo ide të vihet në zbatim, sipas Kushit, duhet të jetë në dakordësi me studentët.

“Ne duhet që të kemi një dakord si të gjithë bashkë, ta kuptojmë të gjithë se sa e rëndësishme është kjo.  Një ide e jona është që secili prej jush, të gjithë studentët e programit mjekësi e përgjithshme, duke filluar nga viti i ardhshëm është që të nënshkruhet një marrëveshje paraprakisht me universitetin dhe dy  ministritë, që pas studimeve ju do të qëndroni të jepni minimumi tre vite kontribut për Shqipërinë, për shoqërinë, për atdheun. Se është edhe patriotike veç të tjerave,” – deklaroi ministrja.

Manastirliu u shpreh se ky nuk është vetëm një kontribut për vendin, por edhe një mundësi që studentët të mundet të marrin më shumë eksperiencë për formimin profesional.

“Kjo çfarë ne propozojmë nuk është një praktikë unikale në botë, është një praktikë që e përdorin shumë vende, të cilat duan dhe projektojnë dhe punojnë jo vetëm për të sotmen, por edhe për të nesërmen. Punojmë për atë angazhim të madh që ne të gjithë së bashku kemi, për t’u kujdesur për shëndetin e fëmijëve, prindërve, gjyshërve dhe kjo është ajo që ne na drejton në punën tonë të përditshme. Të gjitha këto politika dhe programe që ne ndërmarrim, bëhen me këtë synim, për t’i paraprirë sfidave që bota po i has, ashtu sikurse dhe ne, por edhe për të ndërtuar programe të cilat të kenë qëndrueshmëri dhe mbi të gjitha, të realizohem në kohën e duhur,” – deklaroi ministrja.

Ndërsa rektori i universitetit të mjekësisë Prof. Dok. Arben Gjata u ndal te reformat e ndërmarra nga qeveria gjatë këtyre viteve, saç është mbajtja e të rinjve në vendin tonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026