Asistenti i eurodeputetit të AfD dënohet për spiunazh në favor të Kinës
Një funksionar që punonte për një anëtar të spikatur të partisë ekstremiste gjermane AfD është dënuar të martën për spiunazh në favor të Kinës.
Jian Guo, ish-asistent i politikanit Maximilian Krah, u shpall fajtor nga Gjykata e Lartë Rajonale e Dresdenit dhe u dënua me 4 vjet e 9 muaj burg.
Guo kishte punuar në zyrën parlamentare të Krah, i cili ka qenë anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2019 deri në mars të këtij viti dhe aktualisht është ligjvënës në Bundestag.
Ai u akuzua për bashkëpunim me shërbimet sekrete kineze dhe për kalim të informacioneve të klasifikuara mbi vendimmarrjet e Parlamentit Evropian gjatë periudhës 2019–2024, periudhë në të cilën ai u arrestua.
Jian Guo, me origjinë kineze dhe shtetësi gjermane, i mohoi akuzat gjatë gjyqit. Megjithatë, sipas autoriteteve gjermane, përveç veprimtarive të spiunazhit, ai dyshohet se mbikëqyrte edhe disidentë kinezë që jetojnë në Gjermani.
Vitin e kaluar, pas arrestimit të Guo, qeveria kineze reagoi duke deklaruar se akuzat për spiunazh nga vendet evropiane synojnë të njollosin imazhin e Kinës.
Ndërkohë, edhe një bashkëpunëtore e Jian Guo është dënuar me 1 vit e 9 muaj burg për akuza të ngjashme.
Sipas prokurorëve, ajo punonte në një kompani logjistike në aeroportin e Lajpcigut dhe përdorte pozicionin për të siguruar informacion mbi transportin e pajisjeve ushtarake gjermane dhe lëvizjet e personave të lidhur me një kompani armësh në Gjermani.
Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 15:33 Berisha reagon pas protestës pranë Parlamentit: Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve, të lirohen të shoqëruarit
- 15:15 Furgoni me pasagjerë del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës, dy të vdekur nga aksidenti tragjik
- 15:09 “Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen
- 14:51 Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve