Aksident tragjik me dy të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës

30 Qershor 2026 | 15:15

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një furgon me pasagjerë i linjës Tiranë-Berat dhe anasjelltas është përfshirë në një aksident, si pasojë e të cilit ka dalë nga rruga.

Sipas burimeve paraprake nga vendi i ngjarjes në furgon ndodheshin 18 persona ndërsa 2 prej tyre kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të qarta, por paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë furgoni është përplasur dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

Janë liruar tre nga personat e shoqëruar nga Policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kuvendit. Mes të liruarve janë Dritan...
17:13 | 30/06/2026

Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi...
17:07 | 30/06/2026

Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë

Gjatë protestës së organizuar këtë të martë pranë ambienteve të godinës së Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare, janë shënuar disa incidente dhe përplasje...
16:43 | 30/06/2026