Asllani drejt Premier League-s, në objektivat e “gjigantëve” anglez
Arne Slot po kërkon një mesfushor, shqiptari ndër më të pëlqyerit
Situata në Liverpool është më e qetë seç duhet në prag të sezonit të ri futbollistik, me trajnerin Arne Slot që po u jep kohë ne duhur lojtarëve aktual, më pas për të synuar emra të rinj.
Duket se organika që të kuqtë kanë në dispozicion kërkon kolaudim, e për këtë duhet të ndërhyhet në merkato, sidomos në mesfushë.
Këtu ka një informacion tejet interesant, ku siç raporton “The Athletic”, tekniku Slot ka në survejim mesfushorin Kristjan Asllani.
Pavarësisht se 22-vjeçari nuk ka luajtur shumë me Interin, për më tepër vetëm 6 përballje si titullar, duket se e ka bërë mirë punën e tij në fushë.
Burime për gazetën në fjalë konfirmojnë që Slot po vëzhgon disa lojtarë, e Asllani mund të jetë një prej atyre që mund të shkelë në Anfield, që do të ishte padyshim hapi më i madh i karrierës së tij, megjithse kjo mbetet të shihet në vijim.
Nga i njëjti qytet vjen një tjetër interes, por këtë herë nga Everton, që ka gati ofertën zyrtare për Brojën.
Sulmuesi shqiptar jashtë planeve të Chelseas tanimë ka një mundësi për të shtuar qëndrimin në elitën e futbollit anglez, me Everton që ofron 30 milionë paundë, ndërsa i takon bluve të Londrës të vendosin.
Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital
Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau
Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 12:47 Tërmeti në Japoni, shkon në 50 numri i të plagosurve! Ndërpritet energjia elektrike dhe udhëtimet
- 12:37 Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues
- 12:26 Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
- 12:25 Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital
- 12:20 Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)