Asllani ndër mesfushorët më premtues, CIES vlerëson lojtarin e kombëtares shqiptare
Transferimi nga Empoli tek Inter ishte një hap i madh për karrierën e tij dhe Kristjan Asllani është ndër lojtarët më premtues në kampionatin Italian.
Jo vetëm kaq, por ylli i kombëtares shqiptare shihet si një nga më premtuesit në rolin e tij.
CIES Football Observatory ka publikuar listën me 10 mesfushorët mbrojtës më premtues për të ardhmen, teksa nuk mund të mungonte as Pedri I Barcelonës.
Ky i fundit ka dhe vlerën më të lartë afro 170 mln euro, i ndjekur nga Niko Gonzalez, 27.4 mln dhe Kristjan Asllani, 14.8 mln. 20-vjeçari shqiptar fillimisht ishte pjesë e Empolit ku në 23 ndeshje shënoi 1 gol, ndërsa më pas bëri kalimin tek Interi ku numëron 7 paraqitje.
Asllani po ashtu ka shënuar një gol me kombëtaren shqiptare ndaj Armenisë në Air Albania. Paraqitjet e tij kanë qenë të mirë, ku edhe mediat italiane e kanë cilësuar si një lojtar me potentcial që vlen shumë për të ardhmen.
Ndërkohë pritet që të jetë një nga lojtarët në qendër të vëmendjes tek kombëtarja shqiptare së bashku me Brojën, kur pritet të njihen dhe me emrin e trajnerit të ri.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin