Asllani shtyn festën e Interit, spektakël dhe gola në “Kamp Nou”

13 Tetor 2022 | 14:45

Përballja mes Barcelonës dhe Interit nuk zhgënjeu ku rezultoi një spektakël i vërtetë dhe një futboll i nivelit të lartë. Në fund të 90 minutëshit nuk pati fitues, ndërkohë që u shënuan plot 6 gola.

Zikaltrit mund të kishin vulosur kualifikimin në Kamp Nou, por në çastet e fundit Asllani u tregua individualist duke mos shërbyer për shokun e skuadrës që e priste me portën thuajse bosh.

Llogaritë mbeten ende të hapura, ndërkohë që zikaltrit përballen me Pëlzenin në ndeshjen e ardhshme, ndërsa Barcelona pret Bayernin.

Këta të fundit regjistruan suksesin e radhës duke kaluar më tej në Çempions Lig. Liverpuli i Jurgen Klop shënoi një fitore me rezultat të thellë ndaj Rejnxhërsit 1-7, ndërsa Napoli theu Ajaksin në shtëpi 4-2.

Skuadra e Diego Simeones, Atletiko e Madridit regjistroi ndeshjen e 3 radhazi pa fitore në grup. Në Gjermani, Porto fitoi ndaj Leverkusenit pastër 0-3.

Totenhemi i italianit Konte u ngjit në krye të grupit të grupit D me 7 pikë, pas fitores ndaj Frankfurtit. Marseja mori fitoren e dytë radhazi ndaj Sportingut, ku së bashku me skuadrën portugeze kanë nga 6 pikë. Në këtë grup llogaritë janë të hapura për të 4 skuadrat.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Klopp pranon ofertën, Gjermania drejt një kapitulli të ri

Jurgen Klopp ka pranuar të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë si përzgjedhësi i ri. Ndërkohë, detajet e kontratës janë duke u finalizuar përpara arritjes...
13:16 | 03/07/2026

Zyrtare, Allegri emërohet trajner i Napolit

Massimiliano Allegri është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit, pasi klubi italian konfirmoi emërimin e teknikut 58-vjeçar me një kontratë që do ta mbajë në...
12:03 | 03/07/2026

Portieri i Spanjës, Unai Simon, thyen rekordin botëror Guinness në Kupën e Botës

Unai Simon i Spanjës kishte dy arsye për të festuar të enjten në mbrëmje. Portieri jo vetëm që e pa skuadrën e tij të kualifikohej...
11:59 | 03/07/2026