Asnjë ministër i qeverisë ‘Rama 3’ nuk është nën hetim, thotë SPAK

14 Shtator 2021 | 09:13

Asnjë nga 16 ministrat e qeverisë “Rama 3” nuk është i regjistruar si person nën hetim.

Kjo është përgjigja që i ka dhënë SPAK, presidentit Ilir Meta, pas interesimit nga ana e këtij të fundit për ministrat e qeverisë së re.

Të hënën ishte Prokuroria e Përgjithshme që i ktheu një përgjigje interesimit të kreut të shtetit për verifikimin e 16 emrave.

Në përgjigjen e saj, Prokuroria theksoi se asnjë nga emrat e propozuar nga kryeministri i vendit “nuk është i proceduar”.

Pas formimit të Parlamentit të ri, Presidenti Meta dekretoi Ramën për formimin e qeverisë së re si kryetar i partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Nëse emrat e listuar për kabinetin e ri qeveritar “Rama 3” do të dekretohen nga Meta, atëherë Parlamenti është organi i fundit, i cili do të thotë fjalën përmes votës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026