“Asnjëherë s’kam marrë shërbim 100% falas”, mjekët çojnë pacientët në privat
Mjekët e qendrës spitalore universitare, thuajse çdo ditë orientojnë pacientët e tyre në dyert e spitaleve private për të bërë analizat.
Edhe pse kanë ardhur përkundrejt sistemit të referimit, ata nuk ja dalin të marrin shërbim pa pagesë.
Një zonjë nga Mati tregoi për Euronews Albania se analizat në privat i kanë kushtuar rreth 40 mijë lekë. Sipas saj mjekët i kanë thënë se në shtet nuk ofrohen ato analiza dhe për këtë arsye i është drejtuar spitaleve private.
Por kjo nuk është e vetmja paciente që orientohet për të marrë shërbim në privat.
Një tjetër qytetare u shpreh se nuk ka marrë ndonjëherë shërbim 100% falas vetëm në shtet.
Edhe më e vështirë është situate për pacientët që vuajnë nga kanceri. Edhe pse medikamentet për kimioterapi gjenden në spital, fatura e ilaçeve pas çdo seance dhe ecejaket nga rrethet drejt Tiranës i bëjnë të papërballueshme kostot.
Problemit të orientimit drejt privatit, i shtohet edhe qëndrimi për orë në radhë, në pritje të konsultës me mjekun. Edhe pse janë me fasha orare të përcaktuara shpesh ndodh që të ketë vonesa.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta