Asociacioni i komunave të Kosovës padi ndaj dy ministrive
Bordi i Asociacionit i Komunave të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që të niset procedura për të paditur Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
Padisa do bëhet për nënshkrimin e kontratave kolektive për arsim dhe shëndetësi pa konsultim e dakordim me komunat pasi zbatimi i tyre po bëhet në dëm të buxheteve komunale.
Bordi ritheksoi që Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk është kundër kontratave kolektive, por është kundër zbatimit të tyre në formën e deritashme duke ua marrë mjetet financiare komunave kur palë nënshkruese janë institucionet qendrore.
Sipas një njoftimi të asociacionit, këto dy kontrata janë nënshkruar pa asnjë konsultim paraprak me Komunat, pa vlerësim të ndikimit buxhetor, pa dakordim me komunat dhe pa dijeninë e komunave, derisa obligimet financiare të tyre kanë rënë tërësisht mbi Komunat dhe buxhetet e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania