Asteroidi “puth” tokën, ndër objektet që kanë kaluar më afër planetit ndonjëherë

27 Janar 2023 | 12:45

Një asteroid i ka kaluar Tokës në një distancë shumë të afërt, madje më pranë dhe se disa satelitë.

Asteroidi 2023 BU kaloi në fund të kontinentit të Amerikës së Jugut gjatë natës së djeshme, pasi u pa nga një astronom amator në Krime fundjavën e kaluar.

Sistemi i vlerësimit të rrezikut të ndikimit të NASA-s përcaktoi se do të kishim një afrim të jashtëzakonshëm të asteroidit me tokën.

“Megjithë vëzhgimeve shumë të pakta, NASA ishte në gjendje të parashikonte se asteroidi do të bënte një afrim jashtëzakonisht të afërt me Tokën,” tha Davide Farnocchia.

“Në fakt, kjo është një nga afrimet më të afërta nga një objekt afër Tokës i regjistruar ndonjëherë”, tha shkencëtari i NASA-s.

Edhe pse 3600 km larg, kalimi i shkëmbit hapësinor të madhësisë së një minibusi, konsiderohet si një një nga distancat më të afërta të regjistruara ndonjëherë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026