Astrit Patozi: Luftë civile në PD, ja kur mund t’i bashkohem

22 Shkurt 2023 | 21:59

Politikani Astrit Patozi tha në “Now me Erla Mëhillin” se ka një luftë civile brenda Partisë Demokratike.

“Partia Demokratike nuk është duke bashkuar as veten e saj e jo më të bashkojë të tjerët. PD-ja sot është në një krizë të thellë identiteti dhe madje do thosha në një luftë civile. Në kushtet që Partia Demokratike nuk ka mbyllur hesapet me veten e saj, sigurisht që ne as na ftoi kush, por edhe sikur të na ftonte nuk do qaseshim,” – u shpreh Patozi.

Ai tha duhet pritur që të mbarojë konflikti në mënyrë që të afrohet.

“Kur dy vëllezër zihen në një shtëpi, do presësh të mbarojnë njëherë sherrin dhe pastaj mund të afrohet komshiu sepse ne nuk jemi në atë shtëpi, jemi shtëpi tjetër,” – u shpreh Patozi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026