‘Ata janë Serbia, ne jemi Zvicra’, Xhaka: Le ta fitojë ndeshjen skuadra më e mirë

29 Nëntor 2022 | 09:42

Pas humbjes së Zvicrës nga Brazili, mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ka folur për gazetarët në Katar dhe ka theksuar se janë të zhgënjyer nga disfata, por theksoi se ka shpresa të mëdha për ndeshjen me Serbinë.

Të premten, më 2 dhjetor, Serbia dhe Zvicra luajnë për të avancuar në fazën e 1/16 dhe Xhaka pret një lojë ndryshe nga ajo që luajti skuadra e tij kundër Brazilit, shkruan N1.

“Për ne nuk ka rëndësi se me kë luajmë sepse jemi profesionistë. Unë jam një futbollist profesionist, më pëlqen të luaj kundër Kamerunit dhe kundër Brazilit dhe kundër Serbisë me të njëjtin entuziazëm. Historia nuk ka lidhje me lojën. Ata janë Serbia, ne jemi Zvicra, të dy do të bëjmë maksimumin, ndaj le të fitojë më i miri”, u shpreh ai.

Zvicra dhe Serbia bëjnë pjesë në grupin G të Botërorit “Katar 2022”, së bashku me Brazilin dhe Kamerunin.

Grupi kryesohet nga Brazili me 6 pikë, ndjekur nga Zvicra me 3 pikë, teksa Kameruni dhe Zvicra ndajnë nga 1 pikë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se nuk do ta ngatërrojmë futbollin me politikën përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës që skuadra e tij do...
10:44 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026