Atalanta “poker” ndaj Juventus, gjunjëzohet “Zonja e Vjetër”
Juventusi ka pësuar humbjen më të thellë në shtëpi në 58 vitet e fundit, dhe ishte Atalanta skuadra që i mposhti bardhezinjtë të dielën. Përballja e vlefshme për javën e 28-të u mbyll me shifrat 0-4.
Ecuria pozitive e Juventusit me disa fitore radhazi ka ardhur në fund, me bardhezinjtë që u mposhtën në duelin me Atalantën, të luajtur në shtëpi. Një humbje që peshon shumë dhe irriton edhe më tej tifozët e zonjës së vjetër, të cilët, pavarësisht disfatës, ruajnë vendin e katërt. Të dielën, bergamaskët triumfuan me poker golash, duke i dhënë një shuplakë të fortë Thiago Mottës dhe lojtarëve të tij, ndërsa goli i parë i sfidës erdhi nga Retegui në minutën e 29’.
Në fraksionin e dytë, miqtë realizuan dhe 3 herë të tjera, me De Roon, Zappacosta dhe Lookman, duke zhvilluar një ndër ndeshjet më të mira të sezonit. Kjo ishte humbja më e thellë për bardhezinjtë në shtëpi që prej momentit kur stadiumi mori emrin Allianz. Jo vetëm kaq, por në 58 vitet e fundit, Juventus kurrë nuk ishte mposhtur me diferencë 4 gola nga një skuadër në kampionatin Italian. Në vitin 1967, rivalët e qytetit, Torino, ishin ata që ia shkaktuan një humbje të tillë.
Sa i përket sezonit aktual, Juventus ruan vendin e katërt, por në rast se Lazio fiton në mbrëmje, atëherë janë kryeqytetasit që ngjiten, me bardhezinjtë që zbresin një pozicion.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pas eliminimit nga Champions, Empoli “shuplakë” Juventusit në kupë
- Juventus ngjitet në vendin e katërt, “presion” Interit dhe Napolit
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia