Atentati mafioz me silenciator ndaj djalit të ish-gjyqtarit, të gjitha detajet
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte. Klajdi Prendi, 28 vjeç, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u ekzekutua rreth orës 1 pas mesnate, në një atentat mafioz të mirëorganizuar në zonën e Porcelanit.
28-vjeçari u qëllua sapo doli nga një lokal i njohur në zonë. Disa çaste pasi ai hipi në makinën e tij, një Mercedes G Class, një “Audi” me targa greke, ngjyrë gri iu afrua dhe hapi zjarr. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se atentatorët ishin 3 persona, me qitësin të pozicionuar në pjesën e pasme të automjetit. Arma e përdorur mendohet të ketë qenë e pajisur me silenciator, pasi nuk u dëgjuan të shtëna në zonë. Në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja.
Pas atentatit, kanë qenë miqtë e 28-vjeçarit, të cilët ndodheshin ende në lokal, ata të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Pavarësisht përpjekjeve të tyre për ta dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, i riu nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Autorët u larguan në drejtim të Farkës, ku dogjën automjetin për t’u zhdukur më pas në drejtim të paditur. Brenda mjetit të djegur nuk u gjet arma e krimit. Policia është duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar dhe arrestuar personat e përfshirë.
Klajdi Prendi rezultonte një person me precedentë penal, pasi kishte qenë i përfshirë në një konflikt gjatë zgjedhjeve lokale të majit 2023 në Pukë, ku u akuzua se qëlloi në ajër pas një konflikti për çështje votash.
Çfarë deklaroi policia?
Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K.P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës, është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.
Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës