Atentati ndaj ish-prokurorit, rrëzohet kërkesa e Plaurent Dervishajt për përjashtimin e trupës gjykuese
Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Plaurent Dervishajt dhe avokatëve të tij për përjashtimin e trupës gjykuese në procesin ku ai po gjykohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi”.
Gjatë seancës, avokatët e Dervishajt kundërshtuan trupën gjykuese duke deklaruar se nuk janë marrë parasysh provat që ata kanë kërkuar të administrohen në proces.
“Nuk garantoni paanshmëri, nuk e kuptojmë nxitimin tuaj”, u shprehën mbrojtësit ligjorë para gjykatës.
Edhe vetë Plaurent Dervishaj iu drejtua kryesueses së trupit gjykues me pretendimin se kërkesat e mbrojtjes janë neglizhuar.
“Kemi bërë 800 kërkesa dhe nuk na i merrni parasysh”, deklaroi ai në sallën e gjyqit.
SPAK ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishajn lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lohos, ngjarje në të cilën humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Në të njëjtën dosje po gjykohet edhe Julian Meçe, për të cilin Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 35 vite burg. Seanca e radhës, ku pritet të paraqiten konkluzionet e mbrojtjes, është shtyrë për në datën 29 maj.
Më 1 nëntor 2019 një atentat me breshëri automatiku u bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi dhe Andi Malokun. Maloku ishte shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë