Atentati ndaj Kristian Markut në Vlorë, kapet personi që i siguroi makinën autorëve
Pas hetimeve të thelluara dhe mbështetjes nga inteligjenca informative, Policia e Vlorës ka ndaluar një shtetas të dyshuar për lidhje me vrasjen e Kristian Markut, e ndodhur më 13 janar 2025 në Vlorë.
Në vijim të operacionit për zbardhjen e ngjarjes, është ndaluar shtetasi Erald Cenaj, 36 vjeç, nga Kukësi, i dyshuar për sigurimin e automjetit që vrasësit përdorën në krimin e rëndë.
Dyshohet se automjeti i përdorur për vrasjen e Markut është siguruar nga 36-vjeçari Erald Cenaj i cili është ndaluar mbi akuzën e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, u arrit të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autori/ët për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi është siguruar nga shtetasi Erald Cenaj, lindur dhe banues në qytetin e Kukësit”, thuhet në njotimin e policisë.
Njëkohësisht, gjatë periudhës hetimore janë kryer veprime dhe janë sekuestruar prova që i shërbejnë hetimit me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
Në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret