Atentati ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, lirohen nga burgu tre autorët e dyshuar

12 Nëntor 2020 | 12:38

Lirohen autorët e dyshuar ndaj atentatit të Lulzim Kullës, ngjarje kjo që ndodhur më 13 janar të vitit 2018.

Për Endri Çopjan Gjykata e Shkallë së Parë Shkodër dha masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi i ka mbaruar afati i paraburgimit dhe i është zbutur akuza. Tashmë mbi të rëndon vetëm akuza  “sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen”.

Para togave të zeza Çopja ka thënë se i çuar sjell motorin një personi me emrin Toni, për t’ja shitur dhe jo për vrasje.

“Nuk e kam ditur më përpara se kush është. Pasi jam arrestuar kam mësuar se Toni ka qenë Boran Berçana, i cili është vrarë në 15 korrik”, është shprehur ai.

Ndërsa për Argel Lulajn dhe Serxho Tetën u dha masa e sigurisë detyrim paraqitje, pasi është vërtetuar se ditën e ngjarjes nuk kanë qenë në qytetin e Shkodrës.

Pas atentatit ndaj Lulzim Kullës në janar të 2018-ës, për dy vite me radhë në Shkodër pasuan një sërë ngjarjesh kriminale që dyshohet se janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026