Atentati ndaj Trump, zbulohet profili i sulmuesit: Ishte përkrahës i Ukrainës
Të shtënat pranë fushave të golfit ku ndodhej ish presidenti i SHBA-ve Donald Trump, sipas FBI-së kanë qenë një atentat ndaj tij. Sipas informacioneve të punlikuara nga CBS News emri i të dyshuarit është Ryan Wesley Routh, 58 vjeç.
Në konferencën për shtyp, sherifi i qarkut tha se sulmuesi ishte vendosur në shkurre në buzë të fushës së golfit pranë vrimave pesë, gjashtë dhe shtatë.
Zyrtarët thanë gjithashtu se Trump ishte rreth 274-557 m larg nga sulmuesi dhe agjentët e shërbimit sekret ishin një ose dy vrimë përpara ish-presidentit kur panë të dyshuarin.
Sulmuesi iku në një makinë pasi u pikas, sipas zyrtarëve, dhe më vonë u ndalua dhe u arrestua në autostradën I-95 jo shumë larg fushës së golfit.
Por kush është Ryan Wesley Routh?
BBC Verify ka gjetur profile të mediave sociale që përputhen me atë emër, ato tregojnë se ai u bëri thirrje luftëtarëve të huaj të shkonin në Ukrainë për të luftuar kundër forcave ruse.
Routh, i cili nuk kishte përvojë ushtarake, i tha Neë York Times në vitin 2023 se kishte udhëtuar në Ukrainë menjëherë pas pushtimit të Rusisë në vitin 2022 për të gjetur rekrutë ushtarakë mes ushtarëve afganë që kishin ikur nga talebanët.
“Ushtarë, ju lutem mos më telefononi. Ne jemi ende duke u përpjekur që Ukraina të pranojë ushtarë afganë dhe shpresojmë të kemi disa përgjigje në muajt e ardhshëm… ju lutem keni durim,” shkroi ai në Facebook në korrik.
Raportet e hershme sugjerojnë se Routh kishte një precedent penal dhe, sipas burimeve të CBS, ai u akuzua dhe u dënua për vepra të shumta penale duke përfshirë mbajtjen e një arme të fshehur .
Duke folur për mediat amerikane, djali i Routh, Oran, e përshkroi atë si një “baba të dashur dhe të kujdesshëm”.
LEXONI GJITHASHTU:
Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë