Diplomati gjerman: “Ballkani i Hapur” u krijua për të anashkaluar Kosovën

16 Shtator 2024 | 08:41

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka tronditur jo me pak me deklaratën e tij se Ballkani I Hapur u krijua për të anashkaluar Kosovën. Në një interviste për RTK  Sarrazin  ka shprehur shqetësim se nëse Samiti i Berlinit që do të mbahet më 14 tetor dështon të sigurojë një treg të përbashkët rajonal, mund të riaktualizohet ideja e “Ballkanit të Hapur”.

“Nëse ky samit nuk mbahet, nëse nuk sigurohet tregu i përbashkët rajonal dhe plani i madh i komisionit evropian që të ketë sukses dhe një gurthemel i kësaj do të jetë samiti më 14 tetor në Berlin, sigurisht që menjëherë vjen Ballkani i Hapur. Pra, Ballkani i Hapur është krijuar për ta anashkaluar Kosovën. Ne, kemi filluar të punojmë ashtu që Kosova të jetë në të njëjtën tryezë, me të njëjtat të drejta, me të njëjtin nivel si të tjerët. Duhet të ecim përpara, nuk mund ta lëmë gjithë rajonin që të presë për këtë bashkëpunim. Nuk mund të rrezikojmë tregun e përbashkët rajonal dhe nuk mund të ketë sukses Procesi i Berlinit. Pra nuk është në interes të Kosovës, por as tonin”, është shprehur Sarrazin për RTK.

Sarrazin ka theksuar se nëse Kosova refuzon të heqë ndalesat e mallrave, mund të përballet me pasoja të rënda, duke përfshirë mundësinë e përjashtimit nga mekanizmat e ardhshëm dhe ndikimet negative në integrimin në BE.

Nisma “Open Balkan-Ballkani i Hapur” është një bashkëpunim mes, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, që synon të zbatojë sa më shpejt të jetë e mundur në rajon, katër liritë e BE-së; lëvizjen e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Nisma, që fillimisht u quajt MiniShengen, nisi më 10 tetor 2019, në Novi Sad të Serbisë, dhe u firmos nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026