“U angazhova se ishte trend”-Roy Bashaj shpalos arsyet se përse është bashkuar me PS

15 Shtator 2024 | 21:27

Sekretari i Rinisë në PS, Roy Bashaj, ka shpalosur në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania arsyet se përse është angazhuar në politikë.

Bashaj tha se ai e ka nisur shumë herët aktivitetin e tij në Forumin Rinor të PS dhe shtoi se kur ka filluar aktivitetin politik, nuk kishte ndonjë interes të drejtpërdrejtë apo pikëpamje shumë të zhvilluara.

Ai tha se fillimisht ka hyrë në PS pasi në atë kohë ishte në modë, sepse sipas tij, shumë shokë të tijët angazhoheshin në FRESSH.

Bashaj tha gjithashtu se me kalimin e kohës zhvilloi edhe pikëpamjet e tij politike, në mënyrë që të ishte i aftë të bënte dallimin mes të majtës dhe të djathtës.

“Nga eksperienca si një njeri që është angazhuar në forumin rinor të PS dhe pastaj në PS, do të sugjeroja të merrni parasysh edhe faktin që ka të rinj që në moshën 15-vjeç, 16 dhe 17-vjeç, që nuk kanë asnjë lloj interesi në sensin e drejtpërdrejtë, nuk ka ndodhur ndonjëherë që ne të ofrojmë ‘hajdeni te ne se do iu falim provimet e matyrës’.

Besoj që ka një lloj faktori tjetër që është njohja me të ngjashmit e tu. Një 15-vjeçar nuk vjen aty edhe të thotë ‘unë jam i majtë dhe do gjej të majtët e tjerë njësoj si unë’. Vjen sepse gjen aty disa djem dhe vajza që kanë interesa të përbashkëta, sepse i pëlqen një vajzë apo një djalë, etj. FRESSH për këto gjëra është i suksesshëm, ka nxjerrë edhe familje.

Thjesht në sens këshille të kesh parasysh që ka edhe të rinj që nuk kanë interesa specifik, por hyjnë në politikë për arsye të ndryshme. Unë kam qenë një nga ata që patjetër kur isha 15 vjeç nuk mund të thoja që bindjet e mia të ishte se e majta është më e mirë se e djathta. Por kjo ishte një gjë që erdhi me angazhimin tim gjatë rrugës. Pra angazhimi im nisi vetëm si një gjë trendi e momentit. Kisha shumë nga shoqëria ime që shkonin aty edhe thashë pse të mos shkoj edhe unë ta provoj”, tha Bashaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026