Atentati në Berat, sekuestrohet arma dhe makina e përdorur nga autorët, 1 i ndaluar
Policia ka sekuestruar armën dhe makinën e përdorur nga autorët në atentatin e dështuar me armë zjarri ndaj dy personave në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.
Sipas policisë është ndaluar në Kakavijë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, 46-vjeçari që dyshohet se fshehu automjetin tip “Ford” nga i cili dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku në drejtim të shtetasve Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi, të cilët lëviznin me këmbë, në lagjen “Donika Kastrioti” por për fat të mirë nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar.
Policia njofton se është gjetur në Durrës, automjeti tip “Ford” që kishte fshehur 46-vjeçari E.D ndërsa në banesat 2 vëllezërve është gjetur arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se u qëllua, si dhe disa fishekë të saj.

“Vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim F. M. dhe M. M., si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të tjera të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimi ne policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit