Atentati në Rinas, kontrolle në banesën e të shumëkërkuarit Ylli Zalla! Gjenden municione luftarake

18 Mars 2026 | 12:57

Policia e Krujës ka zhvilluar një operacion ku u gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës në oborrin e banesës së 48-vjeçarit Ylli Zalla i cili dyshohet se ka furnizuar me armë autorët e vrasjes së dyfishtë në Rinas ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Në njoftim policia bën me dije se sendet e gjetura janë sekuestruar ndërsa po punohet për kapjen e 48-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim, Y. Z., gjetën në oborr, një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, ndërkaq, vijon puna për kapjen e shtetasit Y. Z.”, njofton policia.

Zalla rezulton i shpallur në kërkim pasi policia zbuloi një sasi arsenali armësh në fshatin Zall të Fushë-Krujës në kuadër të kontrolleve të zhvilluara pas atentatit të Rinasit. Policia gjatë një operacioni tjetër të zhvilluar në muajin shkurt zbuloi 24 kallëpë tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës dhe 5 ndezës granatash.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan edhe 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti, 27 djegore, 3 armë zjarri, krehra, 2 silenciatorë, 9000 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Nga ky operacion u sekuestruan edhe 6 kg Cannabis Sativa dhe uniforma policie.

Ylli Zalla ka precedent penal në të njëjtën fushë pasi është arrestuar në vitin 2014 për prodhim të bombave artizanale. Në atë kohë, Zalla dyshohej për lidhje me grupet terroriste të ISIS, që dërgonin shqiptarë për të luftuar në Siri.

Ai u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Krujë kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg për “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026