Atentati në Shkodër, Hamza Lici dhe Arlind Bushati kishin 3 pistoleta me vete

30 Tetor 2024 | 21:25

Policia ka njoftuar se brenda makinës me të cilin udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati në momentin kur u qëlluan me breshëri nga persona ende të paidentifikuar janë gjetur 3 pistoleta.

Bëhet fjalë pë masakrën e ndodhur këtë të mërkurë në Dobraç të Shkodrës ku mbetën të vrarë Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici dhe një kalimtare e rastësishme, Flutura Basha.

Gjithashtu u plagosën rëndë Arlind Bushati, djal i ish-kandidatit për bashkinë e Shkodrës, dhe bashkëshorti i viktimës Flutura Basha, Bashkim Basha.

“Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se:

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).

Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike”,-thuhet në njoftimin e policisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026