Athinë, shqiptari vret 1 person, plagos 3, para se të ekzekutohet nga policia

3 Korrik 2022 | 08:27

Një shtetas shqiptar në Greqi ka vrarë një person dhe ka plagosur 3 të tjerë (mes të cilëve dy efektivë) përpara se të ekzekutohej nga policia.

Ngjarja ndodhi mbrëmje e së shtunë në Athinë, në atë që mediat greke e përshkruajnë si Çikago e viteve 1930 për shkak të dy incidenteve të përgjakshme me shkëmbime të shtënash, të ndodhura brenda pak minutash në Kato Patisia dhe Agioi Anargyrou.

Sipas mediave greke gjithçka nisi pak pas orës 9:30 të mbrëmjes, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, në Kato Patisia. Aty janë kryqëzuar dy makina, drejtuesit e të cilave kanë debatuar fort dhe janë përleshur duke shkëmbyer fyerje, për pasojë ka ndodhur masakra.

Shoferi i parë, i cili mësohet të ketë qenë shtetas shqiptar doli nga makina dhe hapi zjarr duke plagosur rëndë shoferin tjetër, i cili ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.

Më tej, autori i ngjarjes raportohet se ka braktisur makinën dhe nën kërcënimin e armës që mbante në duar ka ndaluar një makinë tjetër që kalonte, duke zbarkuar me forcë drejtuesin e saj dhe me të është larguar nga zona.

Në ndjekje e sipër ai ka bërë disa herë rezistencë duke u përpjekur të arratiset, duke qëlluar në drejtim të policisë e duke plagosur 2 prej tyre. Policia është kundërpërgjigjur duke e ekzekutuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026

Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks

Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me prodhime të stinës, por për shumë pensionistë ato mbeten vetëm për t’u parë. Me pensione që,...
18:54 | 14/07/2026