Atleti Franko Burraj flet për suksesin në Maribor: Synojmë Ligën e Dytë
Atleti kampion Franko Burraj foli ekskluzivisht për Euronews Albania pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në Kampionatin Evropian Liga 3, që po zhvillohet në Maribor të Sllovenisë.
Burraj arriti një tjetër sukses historik duke vendosur dy rekorde kombëtare në garat e 200 dhe 400 metrave.
Në garën e 200 metrave, ai ndali kronometrin në kohën 20.97 sekonda, rezultat që i dha pikë të rëndësishme ekipit Kombëtar për kualifikimin në Ligën 2.
Me këtë kohë, Burraj u rendit i dyti ndërsa në garën e 400 metrave kishte triumfuar duke siguruar vendin e parë.
“Është kampionati i katërt ku unë marr pjesë dhe në të katërt kam dalë kampion. Ky kampionat është i Ligës së Tretë, por rezultati është shumë i mirë – jemi në 45 sekonda dhe është konkurrues në gjithë Evropën. Tani presim edhe Ligën e Dytë dhe të Parë dhe të shohim si do të renditemi në Evropë,” tha Burraj.
Ai shpjegoi gjithashtu rëndësinë e pikëve për ekipin kombëtar: “Në këtë kampionat merren pikë, ku përkatësisht vendi i parë merr 15 pikë. Pikët i llogariten shtetit përkatës. Në fund, tre shtetet më të mira kualifikohen për në Ligën e Dytë, ndërsa tre të fundit të Ligës së Dytë bien në Ligën e Tretë.”
Burraj ndau edhe rrugëtimin e tij në sportin e atletikës: “Atletikën e kam filluar në moshën 18-vjeçare. Kam 9 vite që jam pjesë e atletikës.
E fillova si hobi dhe shumë shpejt m’u kthye në pasion, duke arritur rezultate shumë të mira. Babai më tha ‘ok, nëse ke dëshirë, vazhdoje’, por kjo tashmë është kthyer edhe në punë – të arrish të dalësh kampion Shqipërie dhe të konkurrosh në nivele të larta. Normalisht që fokusi im është 100% te atletika”, tha Burraj.

LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare