Atmosferë festive, flasin mbështetësit e Belerit: Nesër Himara gdhihet europiane
Mbrëmja e sotme e gjeti Himarën duke festuar, pasi kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri, po shkon drejt fitores së mandatit të eurodeputetit në Parlamentin Europian, pasi po kandidon me partinë Demokracia e Re të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.
Aktivisti për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, Marin Suli, i cili është njëherësh edhe një mbështetës i Belerit, tha për Euronews Albania se sot Himara është zyrtarisht në Europë.
Ai tha se himariotët do të luftojnë për të drejtat e gjithë shqiptarëve, të cilat sipas tij janë të shtypura nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.
Suli tha gjithashtu se Beleri nuk ndodhet në burg, por është rrëmbyer nga Rama dhe është i burgosur politik.
“Sot nuk është festë në Himarë, por festë në Shqipëri. Himara e lirë është Himara e gjithë shqiptarëve dhe grekëve që jetojnë në Himarë. Beleri nuk ndodhet në burg, është i rrëmbyer dhe burgosur politik nga Edi Rama. Nesër Himara gdhihet europiane. Është 30 vite para anëtarësimit të Shqipërisë në Europë. Himariotët janë më europianë se kurrë dhe do të luftojnë 30 herë më tepër për të drejtat e shqiptarëve që janë të shtypura. Nëse gjërat shkojnë si janë, Shqipërisë do i duhen edhe 30 vite për të qenë pjesë e BE, ndërsa Himara është që sot, sepse është në PE. Ramën nuk e llogarit më askush as në Shqipëri, e as në Greqi”, tha Suli.
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë