Atmosferë festive në kryeqytet, qindra qytetarë festojnë Ditën e Verës në Tiranë
Dita e Verës, një nga festat më të vjetra dhe më të dashura për shqiptarët, shënon simbolikisht largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës.
Atmosfera festive është ndjerë edhe në Tiranë, ku qytetarë dhe turistë janë mbledhur në rrugët kryesore të kryeqytetit për të festuar këtë ditë të mbushur me ngjyra, muzikë dhe aktivitete të ndryshme.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është kthyer në një hapësirë plot gjallëri, ku aktivitetet kulturore, muzika dhe stendat me produkte tradicionale kanë tërhequr qindra vizitorë.
Mes festimeve nuk kanë munguar edhe ëmbëlsirat tradicionale si ballokumet, të cilat për shumë qytetarë janë simbol i kësaj feste.
Shumë familje kanë zgjedhur të dalin për shëtitje, duke shijuar atmosferën festive dhe aktivitetet e organizuara për të gjitha moshat.
Ndërkohë, Bashkia Tiranë ka organizuar aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike në disa pika të qytetit për të shënuar këtë festë tradicionale. Për mbarëvajtjen e aktiviteteve, disa akse rrugore në qendër të kryeqytetit janë bllokuar për qarkullimin e automjeteve gjatë ditës së sotme.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit