Atraksioni turistik i Byshekut, vizitorë ditore për natyrën, por mungojnë investimet
Vetëm 8 km nga qyteti i Elbasanit ndodhet pika turistike më e afërt, ajo e Byshekut. Janë të shumtë ata qytetarë të cilët për t’iu arratisur të nxehtit që ka kapluar vendin tonë prej disa ditësh, zgjedhin ta frekuentojnë.
Ajo që e bën të veçantë këtë destinacion janë burimet ujore, rrepat shekullorë dhe freskia që ofron hija e tyre.
Një mundësi e mirë për të gjithë pushuesit nga qyteti i Elbasanit dhe zonat përreth të kalojnë disa momente relaksuese.
Qytetarët që kanë zgjedhur ta vizitojnë, e shohin si një mundësi për të përballuar vapën.
“Këtu është një vend i bukur i mrekullueshëm, ka edhe lokale që vijmë i frekuentojmë. Vijmë me familjen për të kaluar një kohë të mirë”, thotë një qytetar.
Por përpos bukurisë që i ka falur natyra, duket se dora e njeriut dhe mungesa e investimeve kanë bërë që ky atraksion të degradohet.
“Infrastruktura, një pjesë ishte mirë ndërsa një pjesë kishte nevojë”, shprehet një tjetër.
Bysheku është një hapësirë e pyllëzuar, që spikat edhe për vlerat historiko-kulturore. Shushica e Elbasanit, ku bën pjesë edhe Bysheku është pjesë e programit “100 fshatrat” për shkak të potencialit të madh turistik që ka.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta