Veri apo Jug, ku është mikpritja më e mirë? Përgjigjet eksperti i turizmit

25 Korrik 2023 | 21:10

Eksperti i turizmit Eduart Çekoja tha se sa më tepër t’i largohesh nivelit të detit në Shqipëri aq më e madhe është mikpritja pasi sipas tij në qytete e bregdete, marrëdhënia me turistin është më direkte dhe më materialiste.

I ftuar në Summer Cube ai tha se me përvojën e tij, ka kritika si për veriun edhe për jugun , por shtoi se në veri të Shqipërisë mikpritja është më e madhe.

“Ka disa elemente mikpritëse tradicionale që mbeten gjithnjë më të forta në veri të Shqipërisë,  është komplet ndryshe mikpritja në jug, ajo është po aq e veçantë, por në forma të tjera.

Mendoj se zonat turistike e kanë humbur ndoshta sensin e mikpritjes, siç mund ta kenë humbur edhe zona turistike në veri të Shqipëri, por mendoj e ndarja është se në momentin që ngjitesh mbi nivelin e detit mikpritja është më  e mirë dhe më e theksuar. Se në qytete e në bregdet marrëdhënie me turistin është shumë më tepër materialiste”,-tha Eduart Çekoja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026