Aubameyang te Chelsea pas 6 muajsh tek Barcelona, Balotelli kalon në Sion

2 Shtator 2022 | 16:15

Aventura e Pierre-Emerick Aubameyang  tek Barcelona zgjati vetëm 6 muaj. Shtëpia e tij e re do të jetë sërish Premier League, skuadra angleze e Chelsea.

Sulmuesi 33-vjeçar largohet nga Spanja për t’u bashkuar me trajnerin Tomas Tuchel.

Chelsea i ka dhënë Barcelonës mbrojtësin anësor Marcos Alonso plus 14 milionë euro për të marrë sulmuesin, i cili do ketë si partner Armando Brojën në Londër.

Në klubin katalanas gabonezi shënoi 13 gola në 24 paraqitje.

Kampionët e Afrikës senegaleze patën një ditë të turbullt, sikundër edhe Idrissa Gana Gueye. Mesfushori është larguar nga PSG për të nënshkruar me ish-klubin e Everton. Ndërsa shoku i tij i skuadrës në Paris Abdou Diallo transferohet në Leipzig të Gjermanisë.

E së fundmi një nga surprizat e transfertave është edhe Mario Balotelli, i cili largohet nga klubi turk Adana Demirspor dhe kalon në Sion të Zvicrës.

Ekipi turk konfirmoi se është arritur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit për 2.6 milionë euro.

32-vjeçari në karrierën e tij deri më tani ka luajtur për Inter, Manchester City, Milan, Liverpool, Marseille dhe Brescia. Ai ka 36 paraqitje për Kombëtaren italiane dhe ka shënuar 14 gola.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm nga temperaturat ekstreme, ekspertët i kërkojnë FIFA-s të shtyjë ndeshjen Francë-Paraguaj

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Paraguajit mund të përballen me kushte ekstreme atmosferike në ndeshjen e 1/16 së finales së Kupës së Botës, pasi...
14:35 | 03/07/2026

Klopp pranon ofertën, Gjermania drejt një kapitulli të ri

Jurgen Klopp ka pranuar të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë si përzgjedhësi i ri. Ndërkohë, detajet e kontratës janë duke u finalizuar përpara arritjes...
13:16 | 03/07/2026

Zyrtare, Allegri emërohet trajner i Napolit

Massimiliano Allegri është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit, pasi klubi italian konfirmoi emërimin e teknikut 58-vjeçar me një kontratë që do ta mbajë në...
12:03 | 03/07/2026