Audio-përgjimi i Artan Lames, presidenti Meta: Për Rilindjen, shqiptarët janë mish për top

20 Prill 2021 | 18:26

Pas çështjes së përdorimit të të dhënave personale, një tjetër publikim ka shkaktuar reagime të forta. Bëhet fjalë për një audio-përgjim të kreut të Kadastrës, z. Artan Lame, i cili është regjistruar në një mbledhje me vartës të tij, ku dëgjohet të thotë se pronarëve nuk duhet t’u thuhet e vërteta për leje legalizimi që nuk mund të jepen, pasi çojnë vota tek opozita.

Për audio-përgjimin e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, i shpejtë dhe i ashpër ka qenë reagimi i Presidentit Ilir Meta në rrjetet sociale, i cili kërkon që rasti të hetohet për të nxjerrë sipas tij të vërtetën e një skandali që meriton ndëshkim.

“Një audio-përgjim tronditës, që provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa zyrat e shtetit, janë kthyer në strofulla të fuksave… Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë”, u shpreh kreu i shtetit.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e quajti kriminale mënyrën se si Lame drejton zyrën e Kadastrës, por edhe fushatën e legalizimeve.

“Ky është një akt kriminal sepse në ato shtëpi që do t’i prishë pas 25 prillit është sakrifica e jetës, e fëmijëve, e bijave dhe bijve tuaj në emigracion. Premton legalizim kur në fakt qëllimi është tua prishë pas zgjedhjeve vetëm që tua marrë votën me mashtrim. Ky është Edi Rama i 8 viteve”, tha kryedemokrati.

Por, drejtori i Kadastrës është përgjigjur duke thënë se zëri i tij është regjistruar në tetor 2017, dhe aty synohet zgjidhja për lejet e legalizimeve dhe jo bllokimi.

“Aty jemi pas zgjedhjeve të vitit 2017, pra nuk mblidhemi për të blerë vota se votat i kishim marrë, dhe po diskutojmë se si do të trajtojmë objektet që, me ligjin e trashëguar nga Saliu, nuk mund të legalizoheshin dot”, është përgjigjur kreu i Kadastrës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026