Austin: S’ka tregues që Hamasi po planifikon sulm ndaj forcave amerikane
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se ai nuk sheh asnjë tregues që Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, po planifikon të sulmojë trupat amerikane në Gazë.
Megjithatë, Austin shtoi se janë ndërmarrë masat e duhura për sigurinë e personelit ushtarak.
“Unë nuk flas publikisht për informacione të inteligjencës. Por, aktualisht nuk shoh asnjë tregues se ka ndonjë qëllim aktiv për të bërë diçka të tillë”, tha Austin gjatë një konference për media.
“Thënë këtë… kjo është zonë lufte dhe shumë gjëra mund të ndodhin dhe shumë gjëra do të ndodhin”, shtoi ai.
Një port humanitar, që po ndërtohet nga ushtria amerikane për të përshpejtuar dërgesat e ndihmës humanitare në Gazë, do të hapet brenda ditësh, pavarësisht se moti i keq po pengon përgatitjet, tha zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
SHBA-ja u ka bërë thirrje Izraelit dhe Hamasit që të sigurojnë që ndihma e dedikuar për civilët në Gazë të mos pengohet, pasi një dërgesë nga Jordania u sulmua nga kolonët izraelitë.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e kontrolluar nga Hamasi.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona