Australia akuzon Iranin për dy sulme antisemitike, urdhëron largimin e ambasadorit

26 Gusht 2025 | 09:26

Australia e ka akuzuar të martën Iranin për kryerjen e dy sulmeve antisemitike me zjarrvënie në dy qytete të vendit, Sidnei dhe Melburn, si edhe e urdhëroi ambasadorin iranian të largohet nga vendi brenda shtatë ditësh.

Ky është dëbimi i parë i këtij lloji që nga Lufta e Dytë Botërore.

Që nga fillimi i luftës së Izraelit në Rripin e Gazës në tetor të vitit 2023, shtëpitë, shkollat, sinagogat dhe automjetet në Australi janë vënë në shënjestër të vandalizmave dhe zjarrvënieve antisemitike.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha se Agjencia Australiane për Inteligjencë dhe Siguri ka mbledhur të dhëna të besueshme se Irani kishte drejtuar të paktën dy nga këto sulme.

“Këto ishin akte të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme agresioni, të orkestruara nga një shtet i huaj në tokën australiane”, tha Albanese në një konferencë për shtyp

“Ishin përpjekje për ta minuar kohezionin social dhe për të mbjellë përçarje në komunitetin tonë”, nënvizoi ai.

Sipas tij, Irani ishte përpjekur ta “fshihte përfshirjen e vet” në sulmet e vitit të kaluar ndaj një restoranti në Sidnei dhe ndaj Sinagogës Adass Israel në Melburn.

Albanese shtoi se agjencia e sigurisë së Australisë vlerëson se është e mundur që Irani të ketë drejtuar edhe sulme të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë

Ministrja suedeze e Klimës dhe Mjedisit, Romina Pourmokhtari, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi mori pjesë në një takim zyrtar duke mbajtur në krah...
14:45 | 26/06/2026

Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona

Rusia dhe Ukraina kryen të premten një shkëmbim tjetër të të burgosurve, ku secila palë ktheu 160 të burgosur lufte, thanë zyrtarë nga të dyja...
14:45 | 26/06/2026

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë godet Filipinet, panik në Mindanao

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 ballë të Rihterit goditi ishullin jugor të Filipineve, Mindanao, të premten. Tërmeti goditi pranë Sarangani, Davao Occidental, në...
14:34 | 26/06/2026